Nga Anila Bega Cohen, Themeluese dhe CEO e SHALOM CENTER ALBANIA

Artikulli origjinal botuar në portalin Izraeli Sot këtu.

Arsimimi në Izrael fillon në një moshë shumë të vogël në mënyrë që të sigurojë përkrah zhvillimit fizik edhe atë socialo-emocional dhe atë gjuhësor.

33% e popullsisë se Izraelit përbehet nga fëmije nen moshën 17 vjeç. Shumica e fëmijëve te moshave 2,3 dhe 4 vjec  ndjekin kuadrin parashkollor ne programet e financuara nga qeveria lokale.

Përveç kopshteve te bashkive, operojnë edhe programe te qendrave te kujdesit ditor nga organizatat e grave,si dhe kopshte private. Te gjitha këto programe quhen “GAN”.

SI ËSHTË ORGANIZUAR NË IZRAEL PROGRAMI “GAN”

Kombinimi i organizimeve bashki,shoqëri civile dhe partneritet privat kane krijuar themele solide dhe te harmonishme për një edukim dhe mirërritje te fëmijëve te vegjël.

Qasja edukative e metodologjisë GAN inkurajon fëmijët te rriten te sigurte duke u mbeshtetur ne pikat individuale me te forta dhe duke zhvilluar pikepamjet personale te secilit.

Cikli parashkollor per femijet 5-vjecar është i detyrueshëm. Ne tërësi kurikula e modelit GAN synon te pajise femijet me aftesite themelore duke perfshire konceptet gjuhesore  numerike,nxit aftesite krijuese dhe njohese si dhe promovon aftesite sociale.

Kurikula eshte e ndertuar mbi 7 fusha aktiviteti

Edukimi  multikulturor eshte nje nga pikat me te forta te ketij programi,e cila koordinon pozitivisht diversitetin etno kulturor  shume prezent ne popullsine e Israelit.

Kurikula e te gjithe programve parashkollore GAN udhehiqet dhe mbikqyret nga Ministria e Arsimit te Izraelit. Ne zonat e pafavorizuara edukimi I femijeve mbeshtetet plotesisht nga Ministria.Prinderit jane partnere me institucionet , ne konceptin afatshkurter dhe ate afatgjate,duke e bere perfshirjen e komunitetit pjese aktive dhe te qendrueshme te edukimit ne vitet e para te jetes

Ajo qe e con programin “GAN” ne majat e suksesit te arsimit parashkollor eshte ndertimi , vendosja dhe analizimi I tri pyetjeve te thjeshta.

SI PO ZBATOHET PROGRAMI “GAN” TE SHALOM CENTER ALBANIA

Ne Shqiperi program GAN aplikohet me shume sukses prej disa vitesh ne kopshtin SHALOM Center Albania. Kopshti “Shalom Albania” është i vetmi institucion parashkollor qe punon sipas modelit izraelit “GAN” ne Ballkanin Perëndimor,duke materializuar ne edukim historinë e miqësisë se dy popujve tane miq ne kohe te vështira. Se shpejti do te shtrihet edhe ne Kosovë.

Ne epokën qe jetojmë,ku violenca është mjaft prezente institucioni i kopshtit duhet te përfaqësoje mundësinë e nje Bote pa ane te këqija, te një shoqërie pa konflikte,duke vene ne qendër edukimin e gjithanshëm,kuptimin e komunitetit dhe vlerën e solidaritetit.

TRI PYETJET THELBËSORE TË EDUKIMIT PARASHKOLLOR

  1. Cfare deshirojne femijet nga kopshti?
  2. Cfare deshirojne prinderit nga kopshti ?
  3. Cfare deshiron shoqeria nga kopshti?

Ne kete  forme  programi izraelit i jep mundesine cdo femije, familje dhe grupi shoqeror te gjeje menyrat personale te rritjes, se bashku me te tjeret por jo domosdoshmerisht  si te tjeret. Te jete pjesemarres me te gjithe qenien ku  trupi dhe psikika, mendimi dhe ndjenja , ndjenjat dhe njohurite, bota e brendeshme dhe bota e jashtme te nderveprojne ne vazhdimesi,pa filtra. Te ndjehen te lire te thone ate qe bejne dhe te bejne ate qe thone.

Leave a Reply

en_USEnglish