Sot ishte një ditë e veçantë në modulin tonë të Shkencës: një ditë e kaluar pranë natyrës së bashku me prindërit e fëmijëve!

Shkenca është një modul që përmban një numër mjaft divers njohurish për natyrën që na rrethon dhe një numër eksperimentesh të thjeshta në mënyrë që fëmijët të praktikojnë dijet e tyre rreth saj. Sot, së bashku me një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, si dhe një ndër institucionet më me rëndësi në vend për edukimin parashkollor: Qendra Shalom, vendosëm të organizonim një orë të shkencës jashtë ambienteve të shkollës: në natyrë! Fëmijët mësuan rreth ekosistemit natyror, të gjitha komponentëve më të rëndësishme që ai përmban dhe më pas ia arritën t’ia shpjegonin ato vizitorëve tanë special: prindërit, të cilët ishin mëse të lumtur të na bashkoheshin sot në aventurën tonë të vogël.

Fëmijët dhe prindërit u ndanë në grupe me nga dy ose tre vetë, dhe pasi vendosën me kujdes dorezat e punës dhe përgatitën kavanozët prej xhami, nisën me mbledhjen e provëzave nga natyra rreth tyre me një qëllim të mirëcaktuar: ndërtimi i një ekosistemi në miniaturë me duart e tyre. Fëmijët praktikuan të gjitha dijet që mësuan duke u argëtuar pa masë dhe duke kaluar një kohë mjaft me vlerë me prindërit e tyre. Komunikimi është çelësi për të arritur rezultate të mëdha. Pasi ndoqën me kujdes të gjitha hapat, çdo grup e përfundoi me sukses projektin dhe secila prej tyre ishte mjaft e bukur.

Televizioni Scan u vu në dijeni të aventurës sonë të vogël dhe na u bashkua me kuriozitetin për të parë nga afër se çfarë zhvillojmë ne gjatë orëve tona. Si për rrjedhojë u zhvillua edhe një intervistë me bashkë-themeluesit e programit, një intervistë që mund ta gjeni këtu.

Falenderime të përzemërta shkojnë për të gjithë pjesëmarrësit e mrekullueshëm që e bënë këtë ditë kaq të veçantë, siç ishin fëmijët e adhurueshëm të Qendrës Shalom së bashku me lideren e tyre të mrekullueshme, prindërit e tyre, stafin e Scan TV si edhe punonjësit e Parkut Kombëtar që na mundësuan të ndiheshim si në shtëpi gjatë gjithë vizitës sonë në park.

Artikulli origjinal është publikuar në faqen zyrtare të SmartKids Albania këtu.

Lini një Përgjigje

sqShqip